Search
Close this search box.

VIDEO/Edi Rama nuk ikën nga Kosova pa sulmuar Albin Kurtin, i fut një kunj në fund

Kryeministri Edi Rama nuk mund të largohej nga Kosova pa e lëshuar një thumb tjetër ndaj Albin Kurtit. Në fund të një bashkëbisedimi që pati me studentë të Universitetit të Prishtinës, i pyetur se përse s’ka në kabinetin “Rama 3”, ministra nga Kosova, Rama u shpreh se këtë mandat do të bëhej vetë kosovar duke nënkuptuar marrjen e nënshtetësisë. Por “nuk do të vij të bëj fushatë për vota këtu.

Mos të ketë frikë asnjeri. As nuk do të vij të votoj këtu” tha më tej kryeministri. Rama iu është referuar në këtë mënyrë Albin Kurtit, i cili në fushatën e fundit në Shqipëri erdhi në mbështetje të kandidatëve të Vetëvendosjes në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër, si votoi vetë më 25 prill duke qenë sa ka pasaportën shqiptare.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Lajthit Grida Duma, i habit të gjithë me deklaratën: Të respektohet autonomia e Kosovës

Read Next

Tensionet në veri të Kosovës/Presidenti kroat: Beogradi leh kot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular