Tiranë/26 vjeçari vret me thikë shtetasen e huaj, dhe më pas hidhet nga kati 8 ku gjen vdekjen në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Sipas informacioneve të fundit një burrë dhe një grua, të cilët nuk kanë lidhje familjare me njëri tjetrin, janë konfliktuar me njëri tjetrin në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet.

Në konflikt e sipër, dyshohet se burri  ka qëlluar me thikë në drejtim të gruas dhe më pas është hedhur nga kati i 8 ku ka gjetur vdekjen. Ndërkaq, 31 vjeçarja është dërguar në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Pamjet e rralla/E gjithë politika në një vend, Berisha dhe Rama në një avion. Ja çfarë i bëri bashkë dy kundërshtarët e egër

Read Next

Ky është çifti që gjetën vdekjen pas sherrit me njëri-tjetrin në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular