Tronditet Tirana, vritet me armë 27 vjeçari

Një tjetër vrasje ka tronditur Shqipërinë ditën e sotme. Pas ekzekutimit në Vlorë pasdite, mbrëmjen e sotme një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në rrethana ende të paqarta rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj” në Tiranë ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktimë e këtij sulmi është shtetasi me iniciale M.Q 27-vjeç. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vinkmag ad

Read Previous

Del videoja e vrasjes së frikshme/Ky është momenti kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë

Read Next

Turizmi dhe infrastruktura, kundra tabuve gjeopolitike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular