Search
Close this search box.

“U ul në gjunjë dhe m’u lut”, Basha i kthehet Metës: Trego të vërtetën dhe thuaje se kush të tha për…

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratat për anulimin e datës së zgjedhjeve të 2019 në mënyrë që të qetësoheshin protestuesit.

Dëgjoje lajmin edhe në audio:

Basha e konsideroi gënjeshtër këtë deklaratë dhe i kërkoi Metës që të tregoj të vërtetën se kush ka qenë personi që i kërkoi një gjë të tillë.

“Janë mashtrime dhe gënjeshtra, kam dhe dëshmitarë. Është në nderin e tij të tregoj të vërtetën se kushe  ia kërkuar. Është mirë që Meta të tregoj të vërtetën siç është dhe është në nderin e tij ta tregoj se kush ia ka kërkuar. Unë nuk jam zëdhënësi i tij,”-tha Basha në “Abc”.

Presidenti tha pak ditë më parë se Basha i ishte ulur në gjunjë dhe me lot në sy i kishte kërkuar në Gjermani që të anulonte datën e zgjedhjeve lokale në vitin 2019 dhe se protesta e organizuar në qershor të atij viti i kishte dalë jashtë kontrollit.

Vinkmag ad

Read Previous

“Llum, naivë, pijanecë”/Reagon ashpër Shkëlzen Berisha

Read Next

Nard Ndoka “shpërthen” ndaj Bashës: Largimi i tij nga PD është një emergjencë kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular