Nard Ndoka ka folur për zhvillimet politike në vendin tonë dhe situatën në Partinë Demokratike. Ish-deputeti i Partisë Demokristiane ka thënë në “Zona Zero” se 11 Dhjetori do të vendosë një standard të ri në PD, duke shtuar se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet menjëherë nga PD-ja.
Sipas Ndokës LSI u penalizua nga Basha në marrëveshjen e tij me Edi Ramën, ndërsa e ka cilësuar si të paaftë kreun aktual të PD-së, i cili sipas tij duhet t’u kërkojë ndjesë aleatëve.
“11 dhjetori në partinë demokratike do vendoset një standart i ri, numri i delegatëve kanë kërkuar mbledhjen e kuvendit. Nuk kam arriur ta kuptoj Bashën në marrëveshjen me LSI, pasi ajo ka sakrifikuar për Lulzim Bashën për tu bërë kryeministër. LSI ishte parti që u penalizua nga Lulzim Basha në marrëveshjen e tij me Edi Ramën.
Ai është një lider i paaftë ose është si Don Kishoti, duhet tu kërkojë ndjesë aleatëve të tij. Largimi i zotit Basha është një emergjencë kombëtare duhet të ikë sa më parë nga partia demokratike. Basha ka humbur për të tretë herë radhazi, ai nuk e ka dashur fitoren”, u shpreh Nard Ndoka.