Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj edhe njëherë Sali Berishës pas akuzave të tij se ka gisht në Toyota Yaris që mbërriti në Durrës me 5 mln euro.
“Në korrik të 2019, kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje, për aq sa janë deklaruar në publik, kam dhënë dëshminë para policisë belge dhe SPAK-ut. Çështja për sa kohë është në hetim dhe unë kam vënë dëshminë, kjo është se lideri i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit. Unë kisha dhe targën e makinës, kjo çështje është pjesë e një fabule të pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabulën që mua më mban peng Edi Rama. Pasi i kanë shtruar këtë pyetje, Berisha thotë dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dhënë dëshmi para autoriteteve belge. Por të gjithë e dinë se autoritetet belge më kanë marrë në pyetje për 3 orë. Ajo është një çështje që merren hetuesit, nuk është detyra ime. Unë kam detyrën publike të denoncoj raste të tilla. Përfshin politikanë të lartë të mazhorancës çështja e Toyota Yaris,” tha Basha në emisionin ‘Open’.