Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërta se do të krijojë një forcë të re politike në vend. Ai ngul këmbë se detyra e tij është të rikthejë Partinë Demokratike në një opozitë të vërtetë.
Sot në orën 18:00 në emisionin televiziv “Ditari”, në promon e publikuar, Berisha shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.
“Kuvendi mblidhet në përputhje me normat statutore. Statuti parashikon të drejtën për të mbledhur Kuvendin. Po shkojmë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që të kemi mazhorancën. Arritja e maxhorancës e tmerron zotin Basha. Ai ka zgjedhur mohimin e firmave. Do ketë rikthemelim të Partisë Demokratike,”-thotë në fjalën e tij Berisha.