Papa Françesku është treguar i kujdesshëm ndaj djalit të vogël të kryeministrit Edi Rama, Zaho, të cilin e takoi sot, gjatë një vizite që pati zyrtarisht kreu i qeverisë në Vatikan.
Në momentin që kryeministri Rama po dilte pas përfundimit të takimit bashkëm e gruan e tij e të birin, Papa Françesku ndalon dhe i tregon Zahos se i janë zgjidhur lidhëset e atleteve.
“Të janë zgjidhur këpucët…”- thotë ai.