Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se ish-kryeministri Berisha është i rënduar nga gjendja psikike pasi e ka kapur frika pasi i druhet reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Ngjelës, Berisha nuk mund të bëjë kryengritje antiamerikane edhe pse do një gjë të tillë për t’u rikthyer në pushtet.
“E kuptoj që Saliu është në gjendje të rëndë psikike sepse është i akuzuar nga superfuqia e botës. Po këta flasin broçkulla. Jo po thonë që ka qenë i përkrahuri i Amerikës. Nuk ka ç’më duhet mua. Janë që të gjitha prova që i sjell FBI-ja. Saliu e di këtë, por pse e bën këtë rrëmujë? E bën që të mbajë përkrahësit e tij. Ato janë prova që ka mbledhur FBI-ja, ç’punë ka sekretari i Shtetit me FBI-në, por është i detyruar të mbajë linjën e FBI-së. Nuk flitet kështu për Amerikën. Ambasadorja i kërcënoi me marinsat”, ka deklaruar Ngjela për Top News.