Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha i ka thënë në sy se para vetes nuk do të vinte PD apo demokratët.
Basha tha gjatë një interviste televizive se është përpjekur që nga ultimatumi i ndërkombëtarëve për ta përjashtuar nga partia, arriti deri në pezullimin e Berishës nga grupi.
“Guxoj të them, pa ju larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia. Kjo është e vërteta”,-tha Basha.