VIDEO/Basha flet nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do ta shporrim Edi Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ishte në Shkodër, ku pas takimeve ka përcjellë një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.

“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.

Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish.

Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill” ishte mesazh i tij.

Vinkmag ad

Read Previous

Kompania që nxori 100% të saktë rezultatin në Kosovë publikon sondazhin për zgjedhjet në Shqipëri: Ja kush fiton më 25 prill

Read Next

Rama i përgjigjet Bashës me videon e ‘frikshme’ të Sali Berishës: Kjo është videoja që ngatërroi Luli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular