VIDEO/Basha: Kam protestuar që 17 vjeç që Shqipëria të hynte në BE

Pak para nisjes së samitit të Partive Popullore Evropiane, kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë gjithë sy e veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE-së pasi kanë shpresë që lidhet me perspektivën e tyre evropiane. Përmes një videmesazhi Basha thekson se ai ka protestuar që 17 vjeç nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

‘Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist. Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa.’- thotë Basha duke treguar një eksperiencë të tijën.

Ndër të tjera, kryedemokrati thotë se të gjithë presin nga samiti i Ballkanit Perëndimor që të adresohen pengesat në udhëtimin drejt Europës.

MESAZHI:

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë.Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist. Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë.

Vinkmag ad

Read Previous

Intervista nga SHBA/ Geri Kokalari: Saliu, as puçër në b*thën e Trump. Evi Kokalari? Përdorja e Musinesë, turp dhe blasfemi për emrin e familjes time

Read Next

Humbet jetën nga koronavirusi gazetari i njohur sportiv, Kosta Grillo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular