Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua në Vlorë me kushëririn e kryeministrit Edi Rama.
Të paktën kështu iu prezantua kryedemokratit një qytetar nga Palasa me emrin Paskal Nesturi i cili i tha se nëna e tij dhe nëna e Ramës janë kushërira.
Teksa Basha po ecte në rrugët e qytetit së bashku me qytetarët dhe mbështetësit e PD-së, qytetari tepër i indinjuar, e ndalon dhe i bën të ditur se pavarësisht se është kushëri me Ramën, ishte i pari që iu prish banesa në Palasë. Ndër të tjera ai shtoi se e kanë hequr dhe nga puna, madje dhe i kanë vjedhur.
BISEDA:
Qytetari: O kryetar do më dëgjosh dhe mua këtu. O Vëlla ne do fitojmë. Thuaji Edi Ramës që janë maskarenj, Edi Rama është hajdut, na vodhi pronat, më hoqi nga puna mua dhe familjen, ia dha oligarkëve të tij. O Lulzim s’të gënjen vëllai, unë jam nga Palasa. (Rama ik). Më pruri forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. Vajta të mbroja me trupin tim pronat, ai kusar i ndyrë. Asnjë nga fisi im se voton më Edi Ramën. Asnjë nga fisi i mamasë sime.
Lulzim Basha: Keni lidhje familjare?
Qytetari: Po more, mamatë tona janë kushërira, gjyshi i ka kushërinj të parë dhe mua të parit në Shqipëri erdhi ma prishi me tanqe deri në Llogara. As kam vjedhur asgjë. Lulzim Basha: Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju.
