Search
Close this search box.

VIDEO/Spartak Ngjela: Berishën do e gjejë belaja, do ta fusin në burgjet amerikane

Avokat Spartak Ngjela thotë se sulmet e ish-kryeministrit Berisha ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim lidhet me frikën e tij se mund të ekstradohet për në SHBA dhe të dënohet atje. Ngjela vë në dukje se miratimi me procedurë të përshpejtuar i ligjit për ekstradimin në korrik të këtij viti i shton edhe më shumë dyshimet në këtë drejtim.

Ai shpjegon gjithashtu se nëse Berisha dhe njerëzit e tij kanë marrë mbështetje nga bota sllave atëherë situata bëhet edhe më e rëndë pasi SHBA nuk mund të lejojë një lëvizje antiamerikane në Shqipëri dhe në Ballkan.

Ngjela në Top News: Si mund të ngrihesh kundër ambasadores amerikane. Ajo tha që ka marinsat. Si mund të flasësh kundër ambasadores me ca rrangallë që ka atje. Kush je ti? Një katundar nga Tropoja. Këta i kanë hyrë një rruge shumë të vështirë. Janë në një katrahurë që nuk dihet nga vjen. Nëse kanë përkrahje nga Rusia do ta kenë shumë keq. Nuk bëhet dot kryengritje antiamerikane në Shqipëri. E kuptoj që Saliu është në gjendje të rëndë psikike sepse është i akuzuar nga superfuqia e botës. Po këta flasin broçkulla. Jo po thonë që ka qenë i përkrahuri i Amerikës. Nuk ka ç’më duhet mua. Janë që të gjitha prova që i sjell FBI-ja. Saliu e di këtë, por pse e bën këtë rrëmujë? E bën që të mbajë përkrahësit e tij. Ato janë prova që ka mbledhur FBI-ja, ç’punë ka sekretari i Shtetit me FBI-në, por është i detyruar të mbajë linjën e FBI-së. Nuk flitet kështu për Amerikën. Ambasadorja i kërcënoi me marinsat.  

Po pse sulmon Yuri Kimin dhe jo Amerikën?

Ngjela: Ajo është frikë të prekë Amerikën, nuk është aq e lehtë. Dhe duket sikur e ka me ambasadoren. Po ku e pranon politika amerikane këtë.  Ambasadorja është përfaqëuese direkt e presidentit amerikan. Këtë e di Amerika, jo ata që shkojnë pas Saliut. Ju kujtohet që ky donte të bënte kryengritje dhe hyri në bodrum, kur sollën forcat ushtarake në Durrës. Këtë radhë kërcënimi është më i rëndë sepse ajo thotë që kam mbrojtur ambasadat. Në rast se këta kanë marrë ndonjë ndihmë edhe nga kundërshtari i SHBA-ve, qoftë nga Beogradi qoftë nga Moska. Dhëntë Zoti nuk e kanë bërë. Gjendja është në disfavor të klithmës së Berishës. E ka kapur frika nga ekstradimi. Është miratuar një ligj i ri për ekstradimin me Amerikën. Për shkeljet ndaj Amerikës ekstradohet çdo pushtetar, qoftë kryeministër, qoftë president. Po ka filluar procesi penal në Amerikë, vjen këtu dhe me vendim të Parlamentit ekstradohet.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Vuçiç s’ka folur kurrë keq për Kosovën’/Edi Rama duartrokitet si Enver Hoxha në parlamentin serb

Read Next

VIDEO/‘Breshëri plumbash drejt Audit te Astiri’, ja çasti atentatit fatal ndaj Erigers Mihasi dhe shokut të tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular