Search
Close this search box.

VIDEO/Ç’pati ministrja me Edi Ramën? Balluku: Po e lë këtu sepse kryeministri im nuk ka qejf që të…

Dy ministrat e Infrastrukturës, të Liburn Aliu dhe Belinda Balluku, kanë folur për marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Aliu tha se do i rritet vlera portit të Durrësit për të arritur komunikime me linja të tjera hekurudhore në mënyrë që qarkullimi i mallrave të bëhet përmes Shqipërisë-Kosovës dhe vendeve përreth.

Nga ana e saj, Balluku zgjodhi të mos zgjatej duke thënë se kryeministrit Rama nuk i pëlqen kjo gjë. Në fjalën e saj tha se një tjetër projekt për të cilin pritet të nisin bisedimet brenda këtij viti është porti ekzsitues i Durrësit që do të zhvillojë turizmin.

“Hekurudhat janë mënyra e transportit më eficente. Ajo çka është më e rëndësishme është nxitja dhe rritja e volumeve të tregtisë që do të ketë mes dy vendeve tona. Përmend Porto Romano që tashmë ka nisur, është më modernja në zonën e Mesdheut jo vetëm në Ballkan. Kosova është vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksportit të mallrave në krahasim me vitin 2020. Ndërkohë 20% e mallrave, në Porto Romano kanë destinacion Kosovën dhe 35% e mallrave që vijnë nga Durrësi vijnë nga Kosova. Do të ndaloj dhe në një projekt tjetër, porti ekzistues i Durrësit që kthehet në një nga marinat më të mëdha në Mesdhe. Do të jetë një pol i turizmit që nuk do të jetë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën. Nuk do të jetë vetëm për transportin e mallrave por do të lidhë portin brenda qytetit të Durrësit dhe të gjithë zonën ekonomike që do të zhvillohet me turizmin me Prishtinën duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve të Kosovës. Nuk do të zgjatem shumë sepse kryeministri im nuk i ka qejf fjalët e gjata, por ne jemi besimplotë se dhe ky projekt i përbashkët do të ecë me ritme të plota. Ne zotohemi të dyja ekipet që të përmbyllim sa më shpejt fazën e parë për të pasur produktit dhe për të pasur projektit të detajuar”-tha Balluku.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/A do të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Edi Rama befason me deklaratën

Read Next

VIDEO/ Zhigoloja “nxjerr sekretet”: Gratë shqiptare kanë kërkesa, njëra më erdhi me burrin. Ja sa euro marr për një shërbim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular