Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një nga pyetjeve të gazetarëve nëse ai është për bashkimin kombëtar me Kosovën. Ai ka deklaruar se është për bashkimin e Kosovës edhe pse ajo është një pyetje provokuese, por një ditë bashkimi sipas tij, do të ndodhë.
Pyetja: 80% e Shqiptarëve janë pro-bashkimit Kombëtar, cila do të ishte vota juaj zoti Rama? A mendoni që do të organizohet ndonjëherë ndonjë referendum i tillë?
Rama: Kjo është pyetje apo provokacja.
Rama: Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor do të bëja shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro. A do ndodhi kjo apo jo? Meqë po më provokoni po ju provokoj edhe unë. Kjo do ndodhi por nuk di kur do të ndodhi.