Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë sot të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë me rastin e 109 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Së bashku me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin dhe presidentin e vendit, Ilir Metën, Rama ka kryer ritet e kësaj ceremonie, për pavarësinë e vendit.
Ajo që vihet re është largësia mes Ramës dhe Lelit, ndërkohë që në anën e djathtë kreu i qeverisë ka presidentin Meta.