Kryeministri Edi Rama është takuar me disa vajza dhe gra nga Kosova që kanë mbërritur në Vlorë sot me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit. Rama ka ndarë vetë pamje nga ky takim tejet entuziast.
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama.