Search
Close this search box.

VIDEO-E do kryeministrin me ngjyra/Analisti: Po Ramën pse e keni bërë bardh e zi?

Analisti Julian Zyla i ftuar në Tempora në Ora News debatoi me drejtuesen e emisionit, Sonila Meço lidhur me faktin pse disa pamjet të kryeministrit Rama ishin bardhë e zi në insertin e transmetuar.

Zyla: Një pyetje kam, cili është shërbimi gazetaresk që pamjet e kryeministri shfaqen bardhë e zi. Shoh një kronikë që duhet të jetë e paanshme, por duket si një kronikë e sjellë nga PD-ja. Pamjet e kryeministrit janë bardhë e zi. Ajo që unë konstatova është se pamjet janë bardhë e zi dhe kjo bëhet kur bën një përballje mes të mirës dhe të keqes. Mendoj se gazetaria nuk i bën kështu, por i bën politika.

Meço: Bardhë e zi, sepse me ngjyra është lënë vetëm pjesa e përgjimeve, që është në zhvillim, ndërsa pjesa është bërë bardhë e zi se askush nuk u dënua. As për manipulimin e votës nuk është bërë gjë. Kush u dënua nga ata, nëse juve ju shqetëson forma, për futjen e kanabisit në zgjedhje?

Zyla: Unë nuk e kam ekspertizën e duhur për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Unë vetëm konstatoj. Këto çështje, shpresoj që PD-ja ta kuptojë se përderisa nuk kanë prodhuar produkt, nuk prodhojnë më.

Vinkmag ad

Read Previous

Ish-ministri zbulon se si Rama refuzoi kërkesën e rëndësishme të Angela Merkel

Read Next

VIDEO-Lulzim Basha i del përpara Edi Ramës, takohen në Shijak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular