Kryeministri Edi Rama mori ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës në stadiumin ‘Air Albania’. Rama tha se vaksina e sotme u zgjodh në mënyrë të rastësishme nga dy vullnetarë. Me habi, kreu i qeverisë tha se si ka mundësi ende vijohet të besohet në gjërat që thuhet në internet. Ai paralajmëroi se do të vijë dita që askush nuk do të lejohet të shkojë në punë apo të biznesin e tij pa u vaksinuar.
‘Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme nga dy vullnetarë. Mes të dyjave mes një zgjedhje tjetër të rastësishme. Nuk e kuptoj se si në shekullin e 21 nuk i besohet shkencës. U besohet disa delirantëve nëpër internet, si ka mundësi që kjo të jetë një lojë në kurriz të planetit, dhe asnjë kanal serioz të mos flasë. U është mbyllur goja gjithë mediave të botës dhe u është hapur atyre që nuk kanë lidhje me shkencën. Po flet kundër vaksinës një lum konspiracioni në internet, është e trupshme, të fyesh inteligjencës. Vaksina të mbron nga vdekja, e kalojnë me simptoma të lehta. Cfarë mund të thuhet sot, vendet e tjera po marrin masa ne o bëjmë çmos të mos stresojmë sektorët e jetës. Ne nuk mundet dot ta lejmë këtë situatë në rrjedhë të lirë.Do mbajmë përgjegjësi deri në fund. Të vaksinohen se mund të ndalohen të shkojnë në punë, u them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike, ku bëhet pazar, të vaksinohen se nuk do lejohen të hyjnë në dyqane. Do vijë momenti tu mbyllet dyqani nëse nuk vaksinohen. Nuk rrezikon dot popullsia se pjesa tjetër i bën karshillëk shëndetit të vet.’- tha Rama.