Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Erjon Skëndaj pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari se me sjelljen e qeverisë po diskriminohen shqiptarët duke kërkuar vaksinim me detyrim, madje edhe për ata që e kanë kaluar Covidin. Ndërsa Rama i ka thënë që të mos bëjë debat me të dhe të mos krijojë konfuzion.
Skëndaj: Pasi kalon covid njihet imuniteti natyror. Pse nuk e njohim ne ketë?
Rama:E njeh gjithë BE, po flas për kartën e gjelbër. Mos ngatërro dynjanë
Skëndaj: Unë?
Rama: Mos bëj debat me mua
Skëndaj: Nuk po bëj debat
Rama: Po flas për ata që janë të pavaksinuar
Skëndaj: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptarë, ia njihni vetëm atyre që vijnë.
Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?
Skëndaj: Më keni paragjykuar
Rama; Mos krijo kufuzion të lutem shumë