Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin me fjalët e Sali Berishës duke e cilësuar si peng-kryetar, akuzë që Berisha ia adreson shpeshherë Lulzim Bashës.
Gjithashtu Rama theksoi se opozita ka 8 vite që bën të njëjtën gjë dhe kështu siç e ka nisur s’ka për të ardhur kurrë në pushtet, ndërsa i cilësoi deputetët e opozitës si mbeturina të sistemit të vjetër komunist me mënyrën se si silleni.
“Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse do të vazhdoni të përsërisnin të njëjtën gjë pa pushim duke i bërë shqiptarët për budallenj. Kjo është zgjedhja ju dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj të rishikoni zgjedhjen tuaj. Aq më pak në këto kushte kur jeni në një garë kush është kukulla, kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull as peng. Faktet janë fakte.Mund tu thoni shqiptarëve çfarë të doni por urtësia dhe mençuria e një populli ka një barometër ditën e gjykimit. U bënë pesë ditë gjykimi rresht ku populli ju thotë: Ej, këta nuk janë më të mirët por ju ta harroni me këto mend që keni!”, tha Rama.