VIDEO/Eksponenti i lartë i PD-së: Për interesin e tij personal, Berisha është gati t’i vendosë flakën partisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se lideri historik i së djathtës Sali Berisha për interesin e tij persona është gati t’i vërë flakën PD-së-

Berishës sapo iu prek interesi personal reagoi dhe është gati t’i vërë flakën kësaj partie. Partisë që i ka dhënë shumë Berishës. Berisha e njeh mirë politikën, e njeh mirë se çdo të thotë SHBA, e njeh mirë se çdo të thotë fuqi. Berisha i ka hapur një konflikt të brendshëm PD, ku e ka ndarë në 2 grupe, që thua nga momenti në moment këta do vriten.  Këta  që shajnë sot Bashën, janë  ata që e konfirmuan dy muaj më parë si kryetar të PD. Demokracitë në vende të tilla të dobëta, por me partneritet të forta siç është Shqipëria, siç është SHBA dhe BE, ka rojtarë të demokracisë”, tha Bejko. 

Sa i përket qëndrimit të ambasadores Yuri Kim, pas takimit 40 minutësh me klyedemokratin Lulzim Basha, Bejko thotë se mesazhet që dha ishin të qarta.

“Ata lanë të kuptojnë se e para lufta kundër korrupsionit është seriozisht dhe vazhdon të thellohet, nga ana tjetër Kim tha se askush të mos guxoj ta vendos popullin shqiptar kundër SHBA dhe anasjelltas. Ju kujtoj mbështetjen e madhe që i ka dhënë Presidenti shqiptarëve në 6 Maj, kur të gjithë të tjerët kërkonin zhdukjen e territorit të saj. Ajo tha se PD ka problem të brendshme pasi njëra nga këmbët qëndron te e kaluara, dhe fjala ishte te Berisha dhe kërkoi që të shikohet nga e ardhmja. Mesazhet ishin të qarta”. ka theksuar Bejko për Ora News. Ai shtoi se  Berisha është duke thelluar konfliktin brenda PD, po shumëzon të gjithë të mirat që ka bërë për këtë parti.

Roland Bejko: Berisha e njeh mirë psikologjinë e njerëzve të dëshpëruar, demokratët janë të mërzitur nga Basha dhe Berisha kërkon që t’i manipulojë ata, dhe t’i kthej në favor të vetes. Duke thelluar konfliktin brenda PD nuk bën gjë tjetër veçse shumëzon me zero gjithçka të mirë që ka bërë.  Berisha e do PD për ta kthyer në bunker ku të mbrojë interesat e veta. Edhe Basha ka kusure por është aktualisht kryetar i kësaj partie.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Viçi del në mes të autostradës Tiranë-Durrës, aksidentohet rëndë makina

Read Next

VIDEO/Flet nga arratia vëllai i Fabio Dushkut: Ja pse e rrëmbyem Kozak Braçin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular