Drejtuesja e Institutit, për Demokraci, Media dhe Kulturë, që si kauzë ka të mbaj gjallë kujtesën mbi vuajtjet që ka shkaktuar regjimi i kaluar në Shqipëri, studiuesja Jonila Godole ka deklaruar se është e pafalshme rehabilitimi i figurës së Enver Hoxhës.
“Është e pafalshme që kemi rehabilitim të figurës së Enver Hoxhës. Provokim për shtresën e të përndjekurve.”
Godole shton dhe një arsye tjetër pse nuk duhet promovuar figura e diktatorit. “Nuk ndodh në asnjë vend që ka kaluar diktaturën. Enver Hoxha është ndër figurat më të errëta të historisë së Shqipërisë.”
Sipas Jonila Godoles, shoqëria shqiptare është indiferente ndaj së kaluarës dhe pasoja është përsëritja e tij. “Shoqëria shqiptare duhet ta kuptojë që në çastin që vazhdon me këtë lloj indiference ndaj mënyrës si trajtohet e shkuara, atëherë do të prodhojë regjime të ngjashme dhe liderë autoritarë”, ka theksuar Godole për Abc News.
Ajo komentoi dhe nismën e Partisë Demokratike për dekomunistizimin, duke treguar dhe pikën fillestare nga ku duhet të nisë.
“Ligji duhet të ishte bërë përpara 30 vitesh. Dekomunistizimi përmes edukimit.”
