Search
Close this search box.

‘Kurthi’ që Lulzim Basha po iu ngre njerëzve të tij në PD, i fton për kafe dhe më pas…

Kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë për “kafe” në zyrën e tij anëtarët e Këshillit Kombëtar. Por ajo që ndodh pas kësaj kafe është aq sa e paprecedentë edhe e çuditshme. Të paktën kështu shkruan media pranë Berishës.

Burime të sigurta nga anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë bërë me ditur për Syri.net se prej ditësh ata ftohen njeri pas tjetrit për një kafe në zyrën e Bashës. Kur dalin nga zyra gjenden përballë një formulari që i pret në paradhomën e Bashës për ta firmosur.

Formulari është thirrja për Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia e emëruar e Lulzim Bashës. Anëtarët e KK që kanë firmosur për 11 Dhjetorin, megjithëse i sqarojnë se kanë firmosur për Kuvendin e delegatëve të 11 Dhjetorit, joshen me përgjërimin e paradhomës së Bashës se nuk ka problem, por aman firmoseni edhe këtë formular.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar se PD-së duhet ta dinë se po ftohen për kafe dhe “respektohen” nga kryetari që nuk i priste kurrë në takim ose i gënjente vazhdimisht për takime imagjinare, me qëllimin e vetëm që të firmosin për anti kuvendin e 18 Dhjetorit, shkruan syri.net.

Vinkmag ad

Read Previous

Nostradamus parashikon katër ngjarje të tmerrshme për vitin 2022: Njëra prej tyre i tremb të gjithë

Read Next

VIDEO/Godole: Po rehabilitohet figura e Enver Hoxhës, e pafalshme. Njerëzit duhet të kuptojnë se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular