VIDEO/Lulzim Bashës i hyn frika në palcë, i vë drynin Partisë Demokratike

Delegatët që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor kanë vijuar me publikimin e emrave.

Sot kanë qenë delegatët e degës nr 4 dhe 11 në Tiranë që kanë publikuar emrat. Në degën numër 4 kanë firmosur 92 nga 111 delegatë, ndërsa 5 janë në emigracion. Ndërsa në degën nr 11 kanë firmosur 79. 5 %.

Sot delegatët janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi me urdhër të Bashës ata nuk janë lejuar të futen në seli për të shkuar në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Anëtarët e Kryesisë së degës 4 dhe 11 në Tiranë kanë bërë publike emrat e delegatëve demokrat të cilët kanë firmosur për mbajtjen  e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Por këtë të martë përfaqësuesit e degës 4 janë përballur me një situatë të pazakontë, ku me urdhër të Lulzim Bashës administrata e selisë blu ka kyçur dyert në katin e dytë, duke mos i lejuar delegatët që të shkonin në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Duke parë këtë situatë të paprecedentë, nënkryetari i degës 4 në Tiranë, Luan Buzhiqi e dha deklaratën për mediat jashtë selisë blu, ku theksoi se 87% e delegatëve njohin Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit. Ndërsa nga dega 11 në Tiranë kanë firmosur formularin 79.5 % e delegatëve. Një ditë më parë kreu i degës 1 të PD-së në Tiranë bëri me dije se 83% e delegatëve të degës që ai drejton do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Godole: Po rehabilitohet figura e Enver Hoxhës, e pafalshme. Njerëzit duhet të kuptojnë se…

Read Next

Pritet ‘tërmet’ në Ballkan/A do bashkohet Shqipëria me Kosovën? Media rumune ‘plas bombën’: Ja ç’do ndodhë afër nesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular