Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë videon e kryedemokratit Lulzim Basha në një nga protestat e tij ku ai flet para demokratëve dhe thotë se si do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti ndërkohë që Rama fitoi edhe mandatin e tretë.
Gjatë konferencës për mediat, Meta e solli këtë video duke thënë se këto ishin thirrjet e Lulzim Bashës për të rrëzuar Edi Ramën ndërkohë që nuk bëri dot asgjë dhe për më tepër gjermanët i kishin kërkuar të ruante qetësinë deri në hapjen e negociatave.