Search
Close this search box.

Përjashtimi i Berishës nga PD/Ilir Meta bën lëvizjen e papritur, ç’po ‘kurdis’ presidenti?

Lideri historik i së djathtës, Sali Berisha ka nisur aksionin për rikthimin në krye të Partisë Demokratike pas përjashtimit nga kjo forcë politike nga kryedemokrati Lulzim Basha. Për këtë arsye, ai ka zbritur në bazë për të marrë mbështetjen e demokratëve tradicionalë. Së fundmi atij i është bashkuar edhe aktivistja shqiptare-amerikane Evi Kokalari, e cila ka shprehur mbështetjen ndaj Berishës dhe ka sulmuar hapur kreun e PD-së Lulzim Basha lidhur me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA me para ruse.

Ndërkaq një nga figurat politike politike në vend siç është presidenti Ilir Meta pavarësisht se ka raport miqësor me Berishën nisur edhe nga bashkëqeverisja e tyre 2009-2013 ka zgjedhur të qëndrojë asnjanës në konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike. Madje edhe kur është pyetur nga gazetarët mbi përjashtimin e Berishës dhe aksionin e tij të fundit politik, Meta e ka krahasuar Berishën me verën që sa më shumë kalon koha aq më i mirë bëhet. Por mesa duket për të krijuar një urë komunikimi indirekt ka shërbyer Evi Kokalari e cila është takuar me presidentin Ilir Meta, takim të cilin kreu i shtetit nuk e ka përfshirë në njoftimet e tij për mediat. Por ka qenë Kokalari ajo që ka bërë të ditur të takimin.

Ishte kënaqësi e madhe të takoja më në fund presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën dhe bisedën e zhvilluar”, shkruan Evi Kokalari.

Deri më tani Ilir Meta ka qëndruar neutral sa i përket konfliktit në PD, por mesa duket indirekt mbështet mbështet Berishës, ndërsa pritet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës.

Vinkmag ad

Read Previous

Artan Hoxha publikon videon: Policit i vendosin eksploziv në banesë, autori “maskohet” me çadër

Read Next

(VIDEO) “Jam i pari që marr kallashin”/Kush është i burgosuri që shkeli masën e sigurisë dhe shkoi te Berisha, i dënuar disa herë për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular