Tërmet në Ballkan! Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht në rajon, duke ndjekur synimet e dy shteteve, të cilat mund të bashkohen. Kreu i qeverisë së njërit prej vendeve ka njoftuar tashmë qartë se do të votojë pro bashkimit në një referendum të ardhshëm.
Harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht! Gjithçka mund të ndodhë afër Rumanisë. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat mund të bashkohen në të ardhmen. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se në rast referendumi për bashkimin e dy shteteve ai do të votonte pro.
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e përjashton mbajtjen e një referendumi të tillë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Nëse do të bëhej një konsultim i tillë, kreu i qeverisë së Tiranës thotë se do të votonte pro bashkimit. Deklaratat e Edi Ramës janë bërë në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u zhvillua në qytetin shqiptar të Elbasanit, shkruan media rumune Capital.ro

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por thotë se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton. Menjëherë ka ardhur reagimi i Serbisë, e cila gjithsesi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën të heqin de fakto kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës . Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje të tjera të cilat parashikojnë lehtësimin e kontrolleve për mallrat, heqjen e kontrollit kufitar për automjetet dhe zbatimin e lejeve pesëvjeçare të qëndrimit dhe punës për qytetarët që dëshirojnë të lëvizin në shtetin fqinj.
Sa i përket bashkimit të dy shteteve, edhe populli shqiptar duket se është pro një ideje të tillë. Një sondazh i fundit nga Euronews Albania tregon se 80% e shqiptarëve janë për bashkim me Kosovën fqinje. Serbia , një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave. Kryeministrja Ana Brnabiç denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet “po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.
