Search
Close this search box.

VIDEO/ Pas sherrit me gratë e PD-së, Evi Kokalari kapet edhe me gazetarët: Jeta ime vlen më shumë se ju. Ja të rrëzohesha unë…

Kokalari, ndërsa është futur si e tërbuar në selinë e PD-së dhe kërkonte zyrën e Lulzim Bashës, është përplasur edhe me gazetarët.

Ajo i ka cilësuar ata si të rrezikshëm, me pretendimin se për pak e kanë rrëzuar dhe mund t’i merrnin jetën.

Si reagim, asaj i është përgjigjur gazetari Juxhin Mustafaraj

“Nuk janë të frikshëm gazetarët zonja Kokalari!

Nga e shtuna gazetarët/operatorët/teknikët që mbulojnë zhvillimet politike të opozitës po raportojnë pa ndërprerje çdo zhvillim që lidhet me situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

Krahas raportimeve të guximshme nën një klimë tejet të tensionuar mes palëve dhe militantëve që janë në oborr, sot kolegët u përballën edhe me një skenë aspak të hijshme të prodhuar nga një zonjë!

Edhe pse instistova që ta bind zonjën Kokalari se punonjësit e medias nuk janë njerëz të frikshëm por e duan punën që bëjnë, nuk munda t’i merrja dot një “Më Fal”.

Shpresoj që herën tjetër që do të ketë përballë një gazetar dhe një operator t’i trajtojë me dinjitetin që meritojnë për punën që bëjnë”, shkruan ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Baton Haxhiu: Ju tregoj kush e fiton luftën mes Bashës dhe Berishës

Read Next

Berisha i shpalli të atin “Kryetar Nderi”, Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë ndaj Berishës: Mënyra si po e trajton Azemin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular