Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ndërkohë që i përballur me situatën e përplasjes së tij, vite më parë me asokohe me liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano, numri një i qeverisë shtoi se beteja mes tyre ishte brenda kornizave.
“Ka pasur luftë me Fatos Nanon që është brenda kornizave. Ishte në një fazë ku sipas meje ylli i PS po perëndonte me një njeri që pretendon të marrë drejtimin. Në vendin tonë pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për të ndërtuar një sistem, të dalë një njeri “non grata” pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset është e dhimbshme dhe e rëndë. Por që ai të kthehet në personin që predikon shpëtim është marrësi. Është valle mes të marrësh. Unë po të them që është e shëmtuar dhe qesharake. Janë dy kufoma që hedhin valle në kurriz të një popullit të tërë qeveritar”, tha Rama për Zonë e Lirë.