Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat për të reaguar ndaj skandalit të rrogave. Duke folur mbi këtë skandal shoqëruar nga drejtoresha e AKSH, Rama vuri në dukje se kjo ka ndodhur edhe në vendet e mëdha si dhe ka ardhur si pasojë e një infiltrimi të brendshëm.
Rama: Dëshiroj të sqaroj se këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje, e cila duhet hetuar deri në fund por që nga analiza paraprake ngjan si ndërhyje nga infiltrimi i brendshëm, jo si sulm kibernetik. Ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Nëse i refereohemi periudhës së fundit kohore. Ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta që nga SHBA, Rusi, UK, Kanada, e me radhë. Është sfidë e re e kohës.
