Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në një konferencë për median me Drejtoreshën e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj.
Publikimi i databazës me pagat mujore të qytetarëve shqiptarë që punojnë në shtet apo në privat ka shkaktuar një tjetër skandal me të dhënat personale.
Kësaj radhe, e cënuar është edhe siguria kombëtare pasi databaza përmban të dhëna për numrat personalë të punonjësve të SHISH, dhe fondet e këtij institucioni. Prokuroria e cila mbylli dosjen e patrinazhistëve të parë ka deklaruar se ka nisur hetimet për zbulimin e burimit nga ka dalë databaza me të dhënat shtetërore.
Në një reagim të djeshëm përmes zëdhënësit Endri Fuga, ky dokument quhej illegal.
Konferenca është parashikuar të mbahet në 12:30 në kryeministri.