Deputeti Ervin Salianji dhe Arben Ristani janë përplasur ashpër me akuza e kundër akuza teksa ndodheshin në studion e “Open”. Teksa diskutonin për vizitën e të dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Gabriel Escobar, Ristani e quajti kriminel Salianjin, duke shtuar se është dënuar me burg. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike e akuzoi Ristanin se kishte marrë leje për ndërtime në zonën e ish-Bllokut. Pas debateve të forta, moderatorja Eni Vasili u detyrua të ndërpriste emisionin.
Pjesë nga biseda:
Arben Ristani: Je kriminel, ky njeri këtu është kriminel, është dënuar me burg
Eni Vasili: Po tani nëse nuk e ka kapur ligji për dekriminalizimin, ju e keni bërë
Arben Ristani: është kriminel, gjykata e ka dënuar
Eni Vasili: Po unë e njoh si deputet të Kuvendit të Shqipëri, pse s’e kap ligji për dekriminalizimin
Ervin Salianji: Të dalë e të flasë ky zotëria këtu për dënime e shkelje. Ky që ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj në ish-Bllok. Ky…
Arben Ristani:Unë nuk kam ndërtuar kurrë në Bllok…
Ervin Salianji: Ke marrë dhe ke marrë….Mos të them tani, ore ke marrë leje ndërtimi nga Veliaj e shkoni nëpër foltore ju
Arben Ristani: Jo, aspak
Ervin Salianji: Nëse kjo nuk del e vërtetë, unë heq dorë nga mandati i deputetit, e lë që sot…
Arben Ristani: Ti je dënuar, je kriminel
Ervin Salianji: Nëse Ramia Alia i quante kriminelë ata që i dolën përpara në dhjetor, edhe unë ashtu jam. le të jem
Arben Ristani: Ore po je dënuar
Eni Vasili: Ju lutem kalojmë në publicitet.