Ish-kryeministri, Sali Berisha ndalesën e radhës të foltores e mbajti pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një qytetar në një moment diskutimi mori mikrofonin dhe bëri një kërkesë të pazakontë duke i kërkuar Sali Berishës diçka.
Ai tha se ndodhet në “Arrest shtëpie”, por e ka thyer vendimin vetëm për të takuar Sali Berishën të cilit i bëri thirrje se do të marrë kallashnikovin.
“Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Hajdarit. Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.