Search
Close this search box.

Yuri Kim jep mesazhin e fortë/Bisedë ‘kokë më kokë’ me shefin e SPAK-ut dhe BKH-së

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një mesazh të fortë pas takimit që ka zhvilluar me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja dhe shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimtit, Aida Hajnajn.

Teksa ka publikuar fotot nga takimi me të dy drejtuesit, Yuri Kim shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Ambasadorja shton se askush nuk është mbi ligjin, qoftë për korrupsion apo krim të organizuar.

2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron,”- shkruan Kim.

Takimi nisi sot në orën 15:00 dhe u mbyll pas dy orësh. Ky takim u zhvillua në zyrat e SPAK, pak orë pas Kraja bëri bilancin e SPAK para KLP-së.

Vinkmag ad

Read Previous

Artan Hoxha: Këto janë vrasjet që ka urdhëruar Sali Berisha

Read Next

Modeli sfidant i shkëmbimit tregtar mes Kinës dhe EQL-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular