Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ajo çfarë Gabriel Escobar ka diskutuar në takimin me Lulzim Bashën.
Vizita e Escobar ndodhi pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në takimin me Kryedemokratin Basha, çështja që lidhen me antikorrupsionin kanë qenë primare.
Escobar është shprehur se lista e personave ‘non grata’ për Shqipërinë pritet të shtohet në të ardhmen me personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera. Po ashtu, Escobar ka thënë se si është krijuar dosja e DASH që çoi në shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministrit Berisha. Ai ka theksuar se dosja e zotit Berisha është absurde dhe çmenduri të thuhet se është hartuar nga Soros. Ajo dosje ka nisur të hartohet nga administrata e shkuar dhe kjo e tanishme, transmeton TCH.
“Askush në pozitën e Zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të avancojë më tej agjendat e veta,”- ka theksuar Escobar.
Ai ka theksuar se DASH do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar me politikanë të korruptuar”. E ka vënë theksin në rëndësinë që u jep DASH udhëheqësve të rinj në Ballkan dhe për këtë ka sjellë shembullin e Albin Kurtit që ia arriti të mund estabilishmentin e vjetër në Kosovë. Esobar do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama, në këtë vizitë të parë që ai zhvillon në Shqipëri.
