Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar fotot nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë, edhe në në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit.
“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët”, shkruan Basha.
Kush e ka radhën pas Sali Berishës?
Escobar i tha Lulzim Bashës se “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”, transmeton Abc News. Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, ky është hapi i radhës, i dyti që ndërmerr Amerika për të goditur korrupsionin. Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit ku shënjestroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.