Gazetari i njohur del me bindje të plotë: Ja se kush do ti fitojë zgjedhjet e 6 marsit

Jepi Share

Ndonëse për 6 marsi është i paparashikueshëm, analisti dhe gazetari i njohur Erl Murati mendon se zgjedhjet e pjesshme vendore do të fitohen nga partia në pushtet.

“Nuk është koha më e mirë për opozitën për të provuar forcën e saj. Por nga ana tjetër jemi në rrethana të reja, përçarja në PD kërkon përballje me elektoratin. Parashikoj në këto zgjedhje që të ketë një fitore të PS-së në pushtet për shumë arsye. Më 25 prill të vitit të kaluar PS konfirmoi mbështetjen e saj në elektorat. kemi një verifikim më pak se një vit. Arsyeja tjetër është çarja në PD, që nuk është një sherr mes Bashës e Berishës, por në të gjitha forumet Berisha ka zërin e tij. Sigurisht që ka qenë pakicë në këto forume. Ne e dimë që kur ka zgjedhje të pjesshme vendore, partia në pushtet është e avantazhuar. E mbani mend bashkinë e Dibrës, kryetari u shkarkua pas një skandali dhe pasardhësi i tij fitoi më shumë vota se sa kishte kryetari i shkarkuar pas skandalit”, tha Murati për News24

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

U gjend i ngrirë në Librazhd, flet i riu maroken: Kam katër ditë që eci maleve

Read Next

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”/ Denoncon dega e PD në Durrës: Filloi blerja e votave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular