Avokati i njohur tregon gabimin që ‘fundosi’ dje Sali Berishën

Avokati i njohur Altin Goxhaj tha se dje Sali Berisha dështoi pasi protesta ishte bërë në momentin e gabuar. Sipas tij, kjo protestë duhet të ishte zhvilluar që në datën 11 dhjetor pas kuvendit të zhvilluar në stadiumin Air Albania. Ndërsa një peshë të madhe faji sipas Goxhajt, ka edhe Komisioni i Rithemelimit, të cilin e quan ndruyshe “G-29”. Avokati thotë se anëtarët e këtij grupimi kishin të njëjtën mënyrë mendimi me Bashën sa i përket mënyrës sesi veprojnë.

“Dje ishte dita e fundit, dita më e keqe. Mund ta themi me plot gojën se dje Shqipëria u sqarua se kush është Lulzim Basha. Dje shqiptarët kuptuan që janë pa opozitë. Nuk ka më shqiptar që të mendojë se situata me Lulzim Bashën mund të prodhojë gjë të mirë. Humbja është që u vërtetua ajo që thamë një muaj rresht. Që G-29 do dështojë. Unë kam shkruar në facebook se kjo ishte dita më e papërshtatshme, por është edhe e fundit. Kjo ka të bëjë me atë që ti kur e lë në fund fare, mund të dështosh. Kjo duhej bërë ditën e parë, mund të bëhej edhe në 12 dhjetor, ja e fundit në 18 dhjetor. Kjo duhej bërë në ditën e parë të Kuvendit të 11 dhjetorit, ku Luli ishte aq i vockël, këta ishin të gjithë entuziastë, dhe Luli u dukej një kërmill i pavlerë. Këtë ja kërkuam një javë më parë para kuvendit. Por nuk më dëgjuan. Te G-29 kanë ndërtuar një formacion skllevërish si tek Basha. Për mua Berisha ka dështuar sepse ka zgjedhur këta njerëz”, tha ai për Fax News.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *