Search
Close this search box.

Basha i kthehet ashpër Berishës dhe e nxjerr zbuluar: S’ka dy PD, e di shumë mirë se ç’do të bësh më 11 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor.

Basha në reagimin e tij nga Kryesia, tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD.

REAGIMI I BASHËS
PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut te qarte. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo dite para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtare, shkelja është bere ne mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë më 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Më 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim Kryesisë.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Berisha: Ja ç’do bënte Basha po të mos kisha nisur Foltoren

Read Next

Atentati mafioz te Astiri/Artan Hoxha tregon rolin e ‘pisët’ të policisë: Dy grupe rivale po i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular