Kryedemokrati Lulzim Basha thekson se ka ardhur koha për ndryshim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Edi Ramën.
Kryedemokrati thekson se ata kanë një plan pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Mesazhi i plotë:
Të gjithë e dinë tashmë që Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën për 8 vjet rresht dhe kjo është arsyeja pse nuk kemi sukses në asnjë fushë – as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në marrëdhëniet ndërkombëtare. Shqipëria nuk mund të ngecë në vend dhe për katër vjet të tjera me Ramën.
Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e zhytën Shqipërinë në baltë nuk mund ta çojnë atë drejt suksesit.
Ne kemi plane pune serioze që do të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë! 🇦🇱✌️
