Basha tregon se çfarë do të ndodhë në Kuvend: Kemi mision që…

Lulzim Basha deklaroi se misioni i PD në Kuvend është rikthimi i votës së lirë në mënyrë që pushteti dhe institucionet t’u shërbejnë shqiptarëve.

“Përjetësimi përmes mënyrave të ndryshme të pushtetit. Këto kanë sjellë asgjësimin e të gjithë institucioneve të vendit. Sa prej jush nuk dinë më ku ta qajnë hallin. Duhet të bësh qindra kilometra rrugë për një formalitet. Një fermer duhet të ndajë një ditë të tërë për të shkuar dhe për të ardhur si një mesjetë. Këto institucione janë kalbëzuar dhe janë kthyer në shërbim të këtij grushti njerëzish.

Duhet vettingu i politikanëve për ata që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre sepse kanë abuzuar me detyrën e tyre. Krimi i organizuar të mos dënohet me gjobë por me 22 vite burg. Italia e ka caktuar prekjen e votës si krim. Edhe vrasja e votës vret shpresën, ekonominë. Fut në depresion familjet. Beteja jonë që është edhe arsyeja e vetme pse ndodhemi në atë parlament, sepse ai nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Aty dhe kudo, beteja jonë nuk bëhet për veten tonë, por për shqiptarët dhe fillon nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky është parakushti, që të kemi politikanë që votohen dhe hiqen nga shqiptarët. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm. Në këtë mënyrë pastrohen rreshtat e parë të institucioneve që janë zaptuar nga njerëz që nuk mendojnë për shqiptarët”, tha Basha në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.