Lideri historik i së djahtës, Sali Berisha duke folur nga Shkodra ka kujtuar edhe një ndodhi të vitit 2001 me Fatos Klosin ish-kreun e SHISH.
Sipas Berishës, një demokrat e kapi Klosin duke dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi por Berisha i tha se po e çeli gojën për zgjedhjet, të gjitha fotot do të dilnin.“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin.” tha Berisha.
Ngjarjen me Fatos Klosin e gjeni në minutën e 30 e më pas:
Kujtojmë se Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Në takimin që pati me demokratët e Durrësit, ish-Kryeministri Berisha u shpreh i vendosur për të çuar deri në fund nismën e tij për të cilën tha se nuk ka asnjë qëllim personal përveç vendosjes në vend të sovranitetit Partisë Demokratike