Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zbarkuar në Partinë Demokratike për të takuar për herë të parë kryedemokratin Lulzim Basha që pas përjashtimit të Berishës.
Ajo ka hyrë në PD dy muaj nga takimi i fundit me Lulzim Bashën. Kjo është lëvizja e radhës e Shteteve të Bashkuara që pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja.
Për herë të fundit ambasadorja amerikane ishte në selinë blu më 30 korrik të këtij viti ku kërkoi me këmbëngulje largimin e Berishës me fjalët: “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”.
