Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha duke theksuar se SHBA po punon me Partinë Demokratike që kjo e fundit të vijë në pushtet.
Kim theksoi se Uashingtoni është tepër serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë e kujtdo partie qoftë ajo. Sa i përket pretendimeve për cenim të sovranitetit të Shqipërisë, sipas Yuri Kim kjo është e gabuar dhe ofenduese.
Shpresojmë që të punojmë me PD-në kur të vijë në pushtet përsëri. Demokracia varet tek një parti opozitare e fortë. Gjithashtu, e kuptojmë shumë mirë që PD-ja ndodhet në një situatë të vështirë por shpresojmë që të dalë nga kjo situatë dhe të vijë sërish në pushtet. Dëshiroj të konfirmoj se Uashingtoni është tepër serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë e kujtdo partie qoftë ajo. Sa i përket sulmit mbi sovranitetit, është e gabuar dhe ofenduese. Kur Shqipëria ishte gati të zhdukej, presidenti Uilson ishte ai që kërkoi që Shqipëria të ishte e pavarur. Atyre që synojnë të vendosin SHBA-të kundër Shqipërisë e kanë gabim, shqiptarët e dinë që e keni gabim. Pozita sa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar dhe pozita ndaj Partisë Demokratike nuk ka për të ndryshuar. Na vjen mirë që PD-ja është kthyer në Kuvend. Duhet punuar për të korrigjuar të gjitha mangësitë në zgjedhjet e fundit. Nuk mund të shkohet përpara nëse shikohet ende në të shkuarën. Do të punojmë me PD-në që të ecim përpara, kështu që le të ecim përpara”, theksoi ambasadorja Yuri Kim.
![Vinkmag ad](http://demo.xpeedstudio.com/vinkmag/trendy/wp-content/uploads/sites/6/2020/03/banner2.jpg)