Dalin detajet /Si u shkundën nga tërmeti Shqipëria dhe Greqia, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë në tre vende duke nisur nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe deri në Shqipëri.

Sipas Institutit Gjeodinamik dhe Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti ka rënë në orën 23:43 me epiqendër 6 km në veri të Follorinës dhe me thellësi fokale 10 km, shkruajnë mediat greke. Deri më tani nuk ka pasur thirrje në zjarrfikëse apo raportime për dëme, gjë që konfirmohet nga policia lokale. Banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe janë në gatishmëri.

Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë dhe gjëmuar ndërsa është ndjerë deri në Larisa. Tërmeti ka prekur Shkupin, Bullgarinë dhe Shqipërinë. Brenda dhjetë minutave të ardhshme u regjistruan shtatë tërmete të tjera , 3.5 Rihter 19 km në perëndim në  veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale dhjetë km, 4.2 Rihter në një thellësi 10 km, 2.9 Rihter. në një thellësi fokale prej 10 km, 2.9 në një thellësi fokale prej 10 km, 2.7 në një thellësi fokale prej 10 km dhe 3.7 në një thellësi fokale prej 10 km.

“Është shumë herët për të nxjerrë përfundime ,” tha për protothema.gr Gerasimos Houliaras , drejtor kërkimi i Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës. Sizmologët presin zhvillimin e aktivitetit sizmik. Siç sqaroi ai, kjo zonë nuk është me sizmik të rregullt.

Vinkmag ad

Read Previous

E rëndë në Tiranë, 2 persona mbërrijnë te Spitali i Traumës të plagosur me armë zjarri (EMRAT)

Read Next

Trondit Robert Papa: Ja kur do të “fundoset” Rama nga amerikanët! Basha s’vjen dot në SHBA sepse…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular