Trondit Robert Papa: Ja kur do të “fundoset” Rama nga amerikanët! Basha s’vjen dot në SHBA sepse…

Gazetari në SHBA, Robert Papa ka komentuar zhvillimet e forta në Partinë Demokratike.

Ai ka bërë edhe një deklaratë të fortë. Sipas tij Rama atë ditë që nuk do jetë kryeministër do shpallet non grata.

Intervista në MCN Tv

Zoti Papa, a është ky momenti më i vështirë në të cilën ndodhet Partia Demokratike që prej krijimit të saj dhe a mund të dalë nga kjo krizë?

Papa: Çdo krizë ka një zgjedhje dhe zgjedhja nuk duhet të bëhet përmes dhunës. Ajo që më ka krijuar diçka të pakuptimtë është se si mundesh të kesh në seli bishta lopatash më shumë se kompjutera, si dhe të vish me varre apo çekiçë për të hapur dyert.

Shumë e kanë cilësuar këtë situatë si fundin e Partisë Demokratike, cila është përgjegjësia e Sali Berishës?

Papa: Berisha është lider historik i asaj partie, por problemi është tek drejtësia shqiptare. Përderisa PS do vazhdojë do kemi PD në krah. Basha nuk duhet të rrijë në atë seli sepse nuk ka më shumë se 3% të PD. Ajo seli e madhe është pa kuptim aq e madhe. Është momenti më i mirë që Rama ta mbyllë atë seli dhe prona ti kthehet pronarit.

A do të kishim mbërritur në këtë situatë nëse DASH nuk do e kishin shpallur non grata Sali Berishën?

Papa: Është një qëndrim politik. Nuk e kanë shpallur më para non grata për të hequr Bashën. Dashur pa dashur ata bënë destabilizimin e Shqipërisë. Nëse balanca e forcave do shkojë nga Berisha atëherë non grata do të sfumohet. Provokimi nisi nga Basha, ai nuk duhej të shkonte në zyrë. Kim nuk duhet të flasë sepse në vitet 60 janë vrarë në konventën e demokratëve. Si nuk pashë milionerët, fëmijët e tij, këshilltarët e tij të ishin të arrestuar. Aty duhet të ishin këshilltarët e tij.

A ka dalë Lulzim Basha më i fortë nga kjo përplasje?

Papa: Ai i ka 20-30 deputetë, mund të hyjë në qeveri me Ramën por ai nuk ka bazën, votën. Si mund të krijojë votë ai kur demokratëve u hedh gaz lotsjellës. Nuk luftohet me bunkerë. Ai ka probleme delirante. Mund të qëndrojë si patericë e Ramës në politikë por nuk do përfaqësojë kurrë PD-në.

A mund ta ringrejë Lulzim Basha partinë dhe cilat do të ishin shanset përballë Partisë Socialiste të Edi Ramës?

Papa: Ai e ka provuar që nuk fiton dot ndaj Ramës. Amerikanët duhet të krijojnë sistemin zgjedhor si perëndimi. Nuk jemi republikë bananesh, por pamjet dje këtë treguan.

A mos ndoshta skena politike shqiptare dhe e gjithë shoqëria ka nevojë për një shkundje të fortë, krijimin e partive të reja dhe rikthimin e moralit në politikë?

Papa: Politika s’ka moral. Sistemi zgjedhor sjell gjithçka.

Z. Basha ka deklaruar se së shpejti edhe për z. Rama do të ketë një akt për shpalljen non grata. Po pastrohet. Skena politike nga amerikanet për ti hapur rrugë z. Basha apo edhe z. Veliaj në krahun tjetër?

Papa: Amerikanët nuk shikojnë emra dhe Escobar ka thënë luftojmë korrupsionin. Rama atë ditë që nuk do jetë kryeministër do jetë non grata. Basha nuk vjen dot në SHBA sepse ka problemin e pastrimit të parave nga lobi rus. Është rasti tipik që një njeri pa asnjë lloj statusi të bëjë atë që bëri dje, jam pa fjalë.

Vinkmag ad

Read Previous

Dalin detajet /Si u shkundën nga tërmeti Shqipëria dhe Greqia, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda

Read Next

Nxorën të dhënat e shqiptarëve, gjykata merr vendimin ndaj 4 të ndaluarve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular