Deklarata e bujshme e Lulzim Bashës: Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë pas hekurave gjysmën e qeverisë Rama

Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Korça u shpreh se politika ka humbur tiparet njerëzore dhe se një pakicë synon brenda PD po synon që të shkelë të ardhmen.

Ai tha se PD është ditë e vështirë sepse edhe brenda familjes politike ka dalë një pakicë përfituesish për hir të interesit të tyre personal.
Sipas tij, dy dëshmitarë kyç mund të çojnë para hekura gjysmën e qeverisë sepse trekëndëshi i Bermudës bën teatër për të mos i treguar shqiptarëve se ku shkojnë milionat që zhduket.

“Duhet t’i shkarkoni me votë të lirë ata që nuk iu përfaqësojnë. Reforma zgjedhore , reforma territoriale janë prioriteti ynë. Sot është goditur fermeri, shtresa e mesme, asfiksohet rinia, largohet nga vendi sepse regjimet autokratike e kanë frikë lirinë pasionin e saj për të vërtetën dhe pastaj goditet opozita duke bërë pakte që i kanë rrënjët tek e shkuara. Një kulturë e linçimit apo urrejtjes. Sot për ne është ditë e vështirë sepse edhe brenda familjes tonë ka dalë një pakicë përfituesish që për hir të interesit personal duan të shkelin të ardhmen. Duan të na mbajnë këtu të na kthejnë pas dhe të asgjësojnë të vetmen shpresë për ndryshim. Madje kanë shkuar edhe më tej se kundërshtari politik me gjuhën e urrejtjes dhe sulmet që bëjnë. Kujt i shërbehet në këtë mënyrë? A i shërbehet Shqipërisë? A nuk duhet të ngriheshim sot që vetëm para dy ditësh i pari i qeverisë ka marrë çarterin. Një fluturim i kushton 120 mijë euro. Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë para hekura gjysmën e qeverisë sepse trekëndëshi i Bermudës bën teatër për të mos i treguar shqiptarëve se ku shkojnë milionat që zhduket”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.