Fundin e Sali Berishës në politikë, e ka cilësuar deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri protestën e djeshme në selinë blu që degjeneroi në dhunë.
“Dje ishte dita me e trishtë për çdo demokrat e demokrate qe punuan, kontribuan dhe votuan për 30 vite Partinë Demokratike. Ditë në të cilën pësuam zhgënjimin më të madh nga njeriu tek i cili besuam dhe votuam, i cili dje tregoi se nuk mendon aspak për PD, për mundin e demokratëve, por për interesa të tij është gati të shkatërrojë PD, të vendosë demokratët në sulm ndaj njëri-tjetrit, dhe të bëjë të gjithë partinë non-grata. Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithçka”, shkruan deputetja e PD.
